Ballina   »   Projektet  »   Komuna e KlinĂ«s ndan mjete financiare pĂ«r tĂ« festuar 8 Marsin!
OJQ ZANA Projektet
Projektet
Komuna e Klinës ndan mjete financiare për të festuar 8 Marsin!
Publikuar mė: 26 Shkurt 2022
Reagim me shkas nga OJQ ZANA Klinë
Komuna e Klinës ndan mjete financiare për të festuar 8 Marsin në Ulqin , me afërsisht 34 gra nga Komuna, do të përfitojnë nga mbeshtetja financiare e Komunës, as sektori i shëndetësisë, as sektori i arsimit, as sektori i sigurisë e shumë sektorë tjerë sdo te kenë mundësi të festojnë nga buxheti i taksa paguesve.............................................. e mos të flasim për grupet e margjenalizuara......
Kah po shkon kjo shoqëri????!!! interesa grupore përfitojnë ???????
Po si është situata e grave të cilat janë të punësuara dhe atyre të papunësuara a ishte me mirë me u ndihmue gratë që janë kryefamiljare apo gratë fermere......???????
Qohen gratë që punojnë eskluzivisht në Komuna e Institucione tjera, të veshura e të grimosura, postojnë dhurata që i marrin (për 8 Marsin} , 364 dite tjera e kanë gojën plot diskriminim, po ju gra të respektuara jeni tu e ngrit zanin per me ju dhanë dhurata për 8 mars?????!!!!, a përnjimend e keni kauzë respektimin gjinor??!, gjë që shumë pak është për tu besuar.
A keni mendu që 8 marsin duhet me festu e me u gëzu edhe gratë që nuk janë në institucione e që besa ndihmën sociale e kanë sa 1/6 e pagës tuaj, e në fund ju të ajo kategori shkoni gjatë gjatë fushatës zgjedhore dhe i flisni për barazi gjinore e respektim të së drejtës së gruas.
Nuk jemi për mos barazi, përkundrazi bejmë thirrje të këte sa më shumë barazi në cdo sektorë, por jemi kundër keqpërdorimit të termit barazi, për kënaqësi e interesa personale.
Në vende të tjera ku beteja nuk është me armë, por me mjete të tjera moderne, lufta e grave vazhdon të jetë në frontin e sigurimit të pavarësisë ekonomike, të mundësisë për të përfaqësuar interesat e komunitetit në pushtetin lokal, apo për të rritur numrin dhe këndvështrimin e tyre në pushtetin qendror.
Ndryshe, dita e 8 marsit pĂ«rkujton lĂ«vizjen pĂ«r tĂ« drejtat e grave. Respektimi i parĂ« i DitĂ«s sĂ« Gruas u mbajt mĂ« 28 shkurt 1909 nĂ« Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca NdĂ«rkombĂ«tare e Gruas 1910 pĂ«r t’u bĂ«rĂ« njĂ« “DitĂ« NdĂ«rkombĂ«tare e Gruas”
Në rastin më të keq, numrat për gratë flasin shumë troc dhe keq, të përfaqësuara.
Duke ditur se Legjislacioni nĂ« KosovĂ« ofron njĂ« bazĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r inkurajimin dhe mbĂ«shtetjen e pjesĂ«marrjes sĂ« femrĂ«s nĂ« procesin e punĂ«s dhe vendimmarrjes, OJQ ZANA KlinĂ« Ă«shtĂ« themeluar 18.02.2002, qĂ« 20 vite OJQ Zana angazhohet nĂ« procesin e sa mĂ« shumĂ« grave nĂ« proceset vendimmarrse, andaj vendosem t’iu drejtohem opinionit publik pĂ«rmes kĂ«tij reagimi nĂ« emrin e OrganizatĂ«s Zana , lidhur me pozitĂ«n e femrĂ«s nĂ« proceset vendim - marrĂ«se nĂ« komunĂ«n tonĂ« –KlinĂ«.
Prandaj edhe qëllimi i këti reagimi është promovimi dhe fuqizimi i pjesëmarrjes së gruas në pozita vendimmarrëse në komunën tonë.
Nuk jemi këtu të përfaqësojmë dhe mbroj ide feministe, por të promovojmë vlera demokratike dhe barazi njerëzore për të gjithë, pa dallim, gjinie, feje, race a kombësie.
Pjesëmarrja e femrave dhe veçanërisht atyre që janë të reja në moshë, në procesin e punës dhe vendimmarrjes në komunën tonë, është shumë e kufizuar dhe nuk është proporcionale me përqindjen gjinore të popullsisë, pavarësisht se Ligji për Barazinë Gjinore e parasheh që pjesëmarrja e barabartë gjinore në institucione është arritur vetëm atëherë kur përfaqësimi në nivel të pushtetit është 50 %. Mirëpo bazuar në informatat dhe hulumtimet pothuajse në të gjitha rastet, kuota gjinore është shpërfillur dhe nuk ka shenja të ngritjes së ndonjë përqindje të pritur.
Bazuar në këto fakte, kjo shtresë e shoqërisë pothuajse ka mbetur pa zë dhe me të drejta të pakta, kur dihet se nga 10 drejtoratët, 1 Drejtori udhëhiqet nga një femër dhe 1 grua është Nënkryetare!
Nga 136 zyrtarë të Administratës komunale, vetëm rreth 33 janë gra edhe vetëm 3 në pozita të vendimmarrjes. Poashtu ne institucionet si: arsimi, shëndetësia, siguria publike, në polici por edhe në shumë institucione tjera të nivelit komunal, mungon vendimmarrja e plotë e femrës. Në këtë rast, evidente është edhe mungesa e shfrytëzimit të së drejtës në përfaqësim sepse gratë dhe vajzat shumë herë po shihen si dekore të politikës dhe jo që ngrisin zërin për përfaqësim të denjë
Poashtu mund të theksoj se mungon plotësisht përkrahja e femrave në biznese e veçanërisht e atyre kryefamiljare, për të cilat ekzekutivi komunal nuk ka zhvilluar politika të cilat e fuqizojnë ekonomikisht gruan, sidomos kur kemi parasysh se mbi 60% e të papunëve në komunën tonë e përbëjnë gratë.
Nuk mund të konsiderojmë se kemi një trajtim adekuat të çështjeve që lidhen me mirëqenien e gruas, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi, kur dihet se në të gjitha 9 drejtoritë kemi të emëruar udhëheqës meshkuj dhe vetëm 1 drejtori Udhëhiqet nga një femër, Asambleja Komunale udhëhiqet nga një mashkull, e shumë pozita të tjera udhëheqëse janë meshkuj, siç janë shkollat, Shtëpia e Shëndetit, e institucione të tjera.
E drejta e gruas që të jetë pjesë e barabartë e shoqërisë sonë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligje. Këto ligje janë miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, prandaj duhet respektuar.
Në këto rrethana, kërkoj përkrahjen e të gjithëve si të femrave ashtu edhe të meshkujve, në mënyrë që të ndalohet diskriminimi i atyre femrave që janë viktima të rrethanave të pabarazisë gjinore, diskriminimit, kushteve jo të mjaftueshme për një arsimim, punësim dhe emancipim adekuat, si një e drejtë elementare për jetesë.
Një parim i tillë është me tej i garantuar veç tjerash edhe me Ligjin Kundër Diskriminimit i cili është kundër diskriminimit në baza gjinore, i përcaktuar me nenin 2 në këtë ligj. Fusha e zbatimit të këtij ligji mbulon jo vetëm institucionet publike, por edhe ato private duke përfshirë veprimet dhe mosveprimet edhe të personave fizik të cilat parashihen me Nenin 4 të këtij ligji.
Dhe pĂ«r fund t’ua kujtoj edhe njĂ«herĂ« se barazia mes njerĂ«zve Ă«shtĂ« themel i demokracisĂ«, andaj t’i mbrojmĂ« dhe promovojmĂ« vlerat demokratike nĂ« tĂ« cilat thirremi çdo ditĂ«.
OJQ Zana
Klinë 26.02.2022
IOM - Kosovo     Qeveria Finlandeze             Repluplika e Kosovïżœs. Ministria e Kulturïżœs, Rinisïżœ dhe Sportit        The European Union On-Line      United Nations Development Programme      United Nations Volunteers